Përforcohet Trepça

Basketboll

Përforcohet Trepça

Nga: K.Goca Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:10
Ilustrim

Skuadra me renome Trepça nga Mitrovica synon të jetë sa më e fortë në vazhdim të kampionatit. Klubi mitrovicas është përforcuar me basketbollistin Hudson Johnathan David nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  “KB Trepça ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtar Hudson Johnathan David nga SHBA,  i cili se fundit u paraqitë në ekipin KB Blokotehna nga Gjevgjelia (Maqedoni). Lojtari i lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB Trepça pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK”, thuhet nga FBK. Trepça mban vendin e pestë me 29 pikë pas 20 jave dhe ka dy me pak se Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat