Ferati: Kosova duhet të ketë durim

Basketboll

Ferati: Kosova duhet të ketë durim

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:29
Ismet Ferati

Kosova do të ketë përballjen prej më të vështirave, e cila do të ndeshet me Poloninë. Polakët kanë përparësinë e fushës por edhe përvoja është në anën e tyre.

Ish basketbollisti i mirënjohur, Ismet Ferati, tani analist, tha se polakët kanë lojtarë shumë të mirë. “Edhe pse kanë mungesë të disa lojtarëve që janë në NBA apo Euroleague Polonia është favoritë kundër neve, pasi që ka traditë më të madhe në basketboll, sistem më të mirë të punës, lojtar që luajnë në liga më të forta, ndërsa ne jemi në fillim.

Janë kualifikimet e para, nuk e kemi përvojën e duhur, nuk kemi stërvitje të rregullta në klube, liga është e dobët. Të gjitha këto ndikojnë që Polonia të jetë favorite ndaj nesh. Kosova duhet të ketë durim, mos të ketë panik edhe nëse Polonia shkëputet, dhe në fund edhe nëse do të ketë humbje të jetë më diferencë më të vogël që lojtarët mos të dëshpërohen para lojës me Lituaninë që do të jetë edhe më e vështirë”, tha Ferati për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat