Kosova shpreson në paraqitje të mirë në ballafaqim me polakët

Basketboll

Kosova shpreson në paraqitje të mirë në ballafaqim me polakët

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:47
Pamje nga një ndeshje

Kommbëtarja A e Kosovës sot me fillim nga ora 19:00 do të përballet me Poloninë në qytetin Wloclawek në kuadër të Dritares së Dytë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Brad Greenberg, përzgjedhës i Kosovës: tha: “Lojtarët janë angazhuar maksimalisht gjatë këtyre ditëve të përgatitjeve, të cilat është më se e qartë se nuk janë të mjaftueshme për të përgatitur një Përfaqësuese. Megjithatë djemtë kanë punuar mjaft mirë në stërvitje, atmosfera është shumë e mirë dhe besoj se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me Poloninë, ku presim se do të jetë një lojë mjaft interesante.

Ekipi është në formë të mirë, andaj na mbetet që të hyjmë në fushë dhe të bëjmë më të mirën kundër një ekipi që është në pozitën e 28-të në botë dhe pse jo të mos tentojmë t’i befasojmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat