Curry fantastikë, 44 pikë të shënuara

Basketboll

Curry fantastikë, 44 pikë të shënuara

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:42
Curry fanastikë, 44 pikë të shënuara

Kampionët e Golden State e nisin me fitore këtë fazë të kampionatit pas pushimeve për “All Star Game”, duke mundur 134:127 Clippers, ndeshje në përgjithësi e dominuar nga basketbollistët vendës. Curry ishte magjik në fushë, duke realizuar 44 pikë e 10 asistime, ndërsa Durant e mbylli me 24 pikë, duke i dhuruar suksesin e 46-të sezonal skuadrës së Warriors. Zhgënjen sërish akuadra e Cleveland, që u mund 110:103 në fushën e saj nga Washington, humbja e 24-t sezonale. Minutat e fundit ishin dramatike, me Beal që realizoi 18 pikë, mbështetur edhe nga Oubre e Satroransky me nga 17 pikë secili. Për Cavaliers u dallua LeBron James me 32 pikë, por i vetëm e pati të pamundur t’i dhurojë fitoren ekipit të tij.

Rezultatet

Charlotte-Brooklyn   111:96

Orlando-New York    113:120

Chicago-Philadelphia          115:116

Cleveland-Washington       103:110

Sacramento-Oklahoma      107:110

Golden State-Clippers        134:127

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat