Kosova ka pësuar humbje në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Kina 2019”.
Përfaqësuesja jonë në basketboll është mposhtur kundër Polonisë me rezultat 90-62.
Çereku i parë u takoi vendasve me një epërsi prej tetë pikëve, ku rezultati në semafor tregonte shifrat 20:12.
Në vazhdim polakët treguan një lojë edhe më të mirë dhe thelluan epërsinë e tyre.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhi u rrit në 22 pikë, përkatësisht me rezultat 48:26.
Edhe në njëzet minutshin e dytë vendasit shfaqën lojë më të mirë se basketbollistët tanë.
Ata ngritën epërsinë në 29 pikë duke pësuar humbje në çerekun e tretë 26:19.
Periudha e fundit duket se u zhvillua sa për statistika pasi që ishte e vështirë për basketbollistët tanë të përmbysin rezultatin, ku pësuan humbje me rezultat 90-62.