San Antonio gjunjëzon Clevelandin në Ohio

Basketboll

San Antonio gjunjëzon Clevelandin në Ohio

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 00:46
Foto nga ndeshja

San Antonio ka fituar me rezultat 110-94 në Ohio të Clevelandit.

San Antonio pa Leonardin nuk ishte favorit në këtë duel, megjithatë ishte arrë e fortë për Clevelandin.

Në tri periodat e para skuadrat ishin mjaft të barabarta, ku Spurs dha shembull me mbrojtjen e treguar.

Më i miri te Cavs ishte LeBron James me 33 pikë, 13 kërcime dhe 9 asistime i ndihmuar nga Clarkson me 17 pikë dhe Green me 14 pikë.

Spurs shfaqën lojë ekipore me 27 pikë nga LaMarcus Aldridge, 11 pikë nga Pau Gasol dhe 22 pikë nga Danny Green fantastik i cili realizoi 5 treshe.

Çereku i fundit ishte fatal për Cavs, ku Spurs ishin të pathyeshëm në mbrojtje.

Me këtë fitore Spurs qëndrojnë stoikisht në pozitën e tretë me bilanc të barabartë me Minnesotan që ka vendin e katërt.

Clevelandi në anën tjetër vazhdon të mos afrohet me liderin Toronto Raptors.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat