LeBron James shkruan historinë, vendos një tjetër rekord në NBA

Basketboll

LeBron James shkruan historinë, vendos një tjetër rekord në NBA

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 19:52
LeBron James

Ylli i skuadrës së Cleveland Cavaliers, LeBron James shkroi sot një tjetër pjesë të historisë së NBA-së. Falë 31 pikëve, 12 rebaund dhe 11 asist të realizuara në ndeshjen ndaj Brooklyn, ai u bë basketbollisti i parë dhe i vetëm në NBA që arrin kuotën e 30 mijë pikëve, 8 mijë asist dhe 8 rebaund në karrierë. “Në gjithë këtë histori që ka ky sport dhe duke parë qindra yje që kanë luajtur në këto parkete, të jesh i pari që arrin një rekord të tillë është diçka e jashtëzakonshme”, tha James.

“Jam krenar për veten dhe për lojën që kam bërë. gjithnjë jam ndjerë krenar që kam qenë një rrezik për kundërshtarët kur realizoj “triple double”, që kur kam nisur të luaj basketboll. Nuk dua që të etiketohem vetëm si një lojtar që gjuan, por edhe si një luftëtar nën tabelë dhe një njeri që kontribuon për skuadrën. Dua të jem një njeri që i bën të gjitha”, u shpreh LeBron James, një nga yjet e NBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat