Cleveland zhytet në krizë, Houston mposht edhe Boston, Lakers triumfojnë ndaj Spurs

Basketboll

Cleveland zhytet në krizë, Houston mposht edhe Boston, Lakers triumfojnë ndaj Spurs

Më: 4 mars 2018 Në ora: 11:36
Nga ndeshja Houston – Boston, 123-120

Kriza për skuadrën e Cleveland nuk ka fund, pasi kampionët në fuqi të Konferencën e Lindjes u mundën 126-117 nga Denver në fushën e tyre dhe tashmë rrezikojnë të dalin nga “top-5” ekipet më të mira në këtë kah të NBA-së. Denver e dominoi gjatë gjkithë kohës takimin dhe triumfoi falë 32 pikëve të Harris, mbështetur edhe nga Barton me 23 pikë. Për Cavaliers u dallua i zakonshmi LeBron james, që realizoi 25 pikë, 10 rebaund e 15 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Lakers, që mundi 116-112 San Antonion, në një takim me shumë emocione dhe rivalitet deri në fund. Spurs e dominuan ndeshjen gjatë gjithë kohës, por u mundën  nga kalifornianët ne 2 minutat e fundit, që përmbysën shifrat falë 25 pikëve të Randle dhe 21 të Thomas.

Ndeshja më e bukur luajtur sot ishte ajo mes Houston dhe Boston, dy ekipet që kryesojnë në Konferencat përkatëse. Skuadra e Houston fitoi 123-120 pas një loje spektakolare, dukëe qëndruar në krye të renditjes në Perëndim, me 49 fitore dhe 13 humbje. Të dyja skuadrat e kërkuar fitoren, ku herë kryesonte njëri ekip e herë tjetri, por në fund diferencën në parket e Gordon me 29 pikë për teksanët, ndërsa Harden realizoi 26 pikë e 10 asist. Për Celtics u dalluan Morris me 21 pikë e Irving me 18, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe Utah Jazz, që mposhti 98-91 Sacramenton, ndeshje ku u dallua Mitchell me 27 pikë. Në takimet e tjera luajtura sot, Miami fitoi 105-96 ndaj Detroit (Olynyk e Richardson nga 17 pikë secili), ndërsa Orlando mundi 107-100 memphis (Vucevic e Fournier nga 19 pikë secili).

Rezultatet e sotme

Orlando – Memphis, 107-100

Cleveland – Denver, 117-126

Miami – Detroit, 105-96

Houston – Boston, 123-120

San Antonio – Lakers, 112-116

Portland – Oklahoma, 108-100

Sacramento – Utah Jazz, 91-98

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat