Hajde Resmije hajde, 8 me 2 të rejave

Basketboll

Hajde Resmije hajde, 8 me 2 të rejave

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2018 Në ora: 11:17
Resmija në mes kolegeve

Ish basketbollistja e mirënjohur Resmije Juniku si gjithmonë i kushton rëndësi datave qoftë Ditës së mësuesit qoftë ditës së Grave dhe pothuajse asnjëherë nuk ia huq. Ikona e basketbollit siç shihet dhe në foto ka mbledhur një numër të madh të kolegeve duke festuar sigurisht të dy datat, sot 7 marsin e për nesër 8 Marsin.

Resmija është pjesë e gjeneratës së artë të KB Universitetit, në kohën e Xhemile Berishës, Xhevahire Mustafës, Serbeze Peranit, Shemsije Stubllës etj. Hajde Resmije hajde, nuk ia lëshon rendin të rejave!

Image

Kur Resmija ishte basketbolliste 

Resmija duket shumë më e fortë se të rejat dhe shumë më komode sidomos kur janë festat. Ajo për respektimin e festave ua bën 8 me 2 të rejave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat