Golden State zhgënjen

Basketboll

Golden State zhgënjen

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:48
Pamje nga ndeshja Lakers – Cleveland 127:113

Golden State e Cleveland, dy ekipet finaliste të sezonit të kaluar në NBA, kanë humbur në përballjet e sotme, duke zhgënjyer në parket. Kampionët e Warriors u mundën 109-103 nga Minnesota, ndeshje ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Në fund, diferencën e bëri Towns me 31 pikë, mbështetur edhe nga Wiggins me 23, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e 12 rebaund të Durant për miqtë (mungoi Curry, i dëmtuar). Humbet edhe ekipi i Cleveland, që u mund 127-113 nga Lakers, ndeshje e dominuar nga basketbollistët kalifornianë. Randle me 36 pikë e 14 rebaund ishte më i miri në parket për Lakers, mbështetur edhe nga Lopez me 22 pikë, Thomas e Pope me 20. Për Cavaliers u dallua James me 24 pikë e 10 rebaund, por që mbetën për statistikë.

Në krye të renditjes në Perëndimin ndodhet ekipi i Houston, që mundi 105-82 Dallas në fushën e këtij të fundit. Sfidë e komanduar nga skuadra e Rockets, ku u dalluan Gordon me 26 pikë e Paul me 24. Në momentet e fundit fiton Indiana, që mposhti 99-97 Boston jashtë fushe, rezultati surprizë  i ditës së sotme, me Oladipo që bëri diferencën me 27 pikë. Fiton edhe ekipi i Torontos, që mundi 132-106 Neë York, duke komanduar kreun e renditjes në Lindje, ndeshje ku epërsia e skuadrës kanadeze u rrit nga eprioda në periodë (7 lojtarë të ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë). Skuadra e Utah Jazz, falë 30 pikëve e 10 rebaund të Rubio mundi 116-99 New Orleans.

Rezultatet

New York – Toronto 106:132

Atlanta – Chicago 122:129

Minnesota – Golden State 109:103

New Orleans – Utah Jazz 99:116

Denver – Sacramento 130:104

Dallas – Houston 82:105

Boston – Indiana 97:99

Brooklyn – Philadelphia 97:120

Lakers – Cleveland 127:113

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat