ZYRTARE: Përforcohet Sigal Prishtina

Basketboll

ZYRTARE: Përforcohet Sigal Prishtina

Më: 12 mars 2018 Në ora: 20:50
Filip Bundovic

Pasi fituan Kupën e Kosovës me lojtarë vendorë, Sigal Prishtina tani po kërkon të mbrojë edhe titullin e kampionit.

Skuadra nga kryeqyteti, ka arritur marrëveshje me Filip Bundovicin, i cili do të ndihmojë Sigal Prishtinën në fazën e PlayOffit.

Njoftimi i Sigal Prishtinës:

ZYRTARE, Filip Bundovic i bashkohet SIGAL Prishtinës

KB SIGAL Prishtina po kalon një sezon të mrekullueshëm ku deri më tani nuk ka humbur as edhe një ndeshje. Pas triumfit në Kupën e Kosovës me lojtarë e trajner 100% vendor, tani Prishtina po përgatitet për mbrojtjen e titullit.

Sot gjatë ditës klubi ynë ka arritur marrëveshje me kroatin 205 cm të gjatë, Filip Bundovic, që luan në pozitat katër dhe pesë.

24 vjeçari që së fundmi ishte lojtar i skuadrës Sibenik, më parë ka luajtur edhe për klubin tjetër të famshëm, Cedevita.

Gjithashtu, me kategoritë e reja të Kroacisë, Bundovic kishte arritur të shpallej kampion i Evropës.

WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, FILIP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat