Toronto Raptors nuk ka ndërmend të ndalet

Basketboll

Toronto Raptors nuk ka ndërmend të ndalet

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:33
James

Toronto Raptors nuk ka ndërmend të ndalet, siguron fitoren e 9-të radhazi 102:116 ndaj Brooklyn Nets dhe blindon vendin e parë në Konferencën e Lindjen në NBA. Kanadezët rikuperuan një disavantazh prej 10 pikësh të krijuar në fund të pjesës së parë dhe falë 26 pikëve dhe 17 rikuperimeve të Valanciunas e mbyllën takimin me 14 pikë epërsi.

LeBron James realizoi “triple double” në fitoren 107 – 129 të Cleveland Cavaliers në parketin e Phoenix Suns. “Ylli” i Cavs e mbylli takimin me 28 pikë, 11 asiste dhe 13 rikuperime, duke kthyer te fitorja finalistët e sezonit të kaluar. Cleveland tashmë khehet favorit për ta mbyllur sezonin e rregullt në vendin e tretë.

29 pikë dhe 12 rikuperime të Joel Embiid nuk i mjaftuan Philadelphia 76ers, që u mposht me vetëm 3 pikë diferencë në shtëpi 98:101 nga Indiana Pacers. Në radhët e skuadrës nga Indianapolis spikatën Myles Turner dhe Thaddeus Young respektivisht me 25 dhe 19 pikë.

Pavarësisht një perdiode të dytë katastrofike, Oklahoma City Thunder iu imponua 107 – 119 Atlanta Hawks. Thelbësor në këtë sukses të radhës të Thunder i zakonshmi Russell Wetbrook me 32 pikë, 12 asiste dhe po 12 rikuperime.

San Antonio Spurs shkatërroi 108 – 72 Orlando Magic, por duhet të bëjë më shumë për të siguruar zonën play off.

Falë 37 pikëve dhe 10 topave të kontrolluar nga Towns, Minestoa Timberwolves fitoi 111 – 116 ndaj Washington Wizards, ndërsa Anthony Davis me 32 pikë dhe 14 rikuperime ishte inspiruesi i New Orleans Pelicans në suksesin 119 – 115 ndaj Charlotte Hornets.

Paraqitje mbresëlënëse e DeAndre Jordan (29 pikë dhe 18 rikuperime) në fitoren 106 – 112 të Los Angeles Clippers në parketin e Chicago Bulls.

Zhgënjen Detroit Pistons, që u mposht 110 –  79 nga Utah Jazz, ndërsa Los Angeles Lakers fitoi 112 – 103 ndaj Denver Nuggets. Mavericks, të udhëhequr nga Barnes, që realizoi 30 pikë, i shkaktoi humbjen e radhës 97 – 110 New York Nicks.

Rezultatet:

Indiana Pacer – Philadelphia 76ers  101-98

Minnesota Timberwolves – Washington Wizards  116-111

Oklahoma City Thunder – Atlanta Hawks  119-107

Toronto Raptors – Brooklyn Nets  116-102

Dallas Mavericks – New York Knicks  110-97

Los Angeles Clippers – Chicago Bulls  112-106

Charlotte Hornets – New Orleans Pelicans  115-119

Orlando Magic – San Antonio Spurs  72-108

Detroit Pistons – Utah Jazz  79-110

Cleveland Cavaliers – Phoenix Suns  129-107

Denver Nuggets – Los Angeles Lakers  103-112

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat