Rahoveci-Golden Eagle Ylli, derbi i javës

Basketboll

Rahoveci-Golden Eagle Ylli, derbi i javës

Më: 16 mars 2018 Në ora: 11:05
Ilustrim

Xhiroja e XXIII e IP Superligës së Kosovës në basketboll do të filloj të shtunën me takimin që do të zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës. Ndeshja do të luhet duke filluar nga ora 13:00. Po të njëjtën ditë, Trepça e pret Kerasan Prishtinën, takim ky që do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Ndërkaq të dielën në program është ndeshja derbi e kësaj xhiroje, ajo në mes Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit që do të luhet në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë duke filluar nga ora 19:30.

Të hënën në program është dueli i fundit i xhiros së XXIII, ai ndërmjet Boreas dhe Bashkimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat