Houston triumfon pas kohës shtesë, Lakers humbasin play off-in

Basketboll

Houston triumfon pas kohës shtesë, Lakers humbasin play off-in

Më: 23 mars 2018 Në ora: 10:58
Houston – Detroit

Houston ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 100-96 ndaj Detroit, ndeshje me rivalitet dhe e hapur deri në fund. Të dyja skuadrat dueluan fort për fitore, duke udhëhequr ndeshjen dhe në fund fituesi u zgjidh në kohën shtesë.

Gordon me 22 pikë e Harden 21 ishin dy lojtarët më të mirë në parket për teksanët, ndërsa për Detroit nuk mjaftuan 21 pikët, 10 rebaund e 10 asist të Griffin. Në sekondat e fundit fiton New Orleans, që mposhti 128-125 Lakers, ndeshje me rivalitet dhe emocion, madje Lakers humbën sfidën në sekondat e fundit. Davis me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për New Orleans, mbështetur edhe nga Holiday me 26 e Rondo me 24 pikë.

Jashtë fushe fiton Philadelphia, që mundi 118-98 Orlandon, sfidë e komanduar nga skuadra mike, që korri fitoren e 42-të sezonale, sukses që erdhi nga lojtarët e stolit, që realizuan 58 pikë. Kolektiviteti ishte arma më e mirë e Philadelphia. Sacramento, falë 20 pikëve të Jackson, mundi 105-90 Atlantan, por vendimtar për ekipin vendës ishin 59 pikët e ardhura nga stoli.

Fiton edhe Utah Jazz, që mposhti 119-112 Dallas, ndeshje e komanduar nga basketbollistët miq, që korrën suksesin e 42-të në NBA, duke synuar një vend në play off. Mitchel me 26 pikë e Rubio me 22 bënë diferencën në parket. Mitchel me 26 pikë e Rubio me 22 bënë diferencën në parket. Fiton edhe Charlotte, që mundi 140-79 Memphis, falë 46 pikëve të Walker.

Rezultatet e sotme

Charlotte – Memphis, 140-79

Orlando – Philadelphia, 98-118

Houston – Detroit, 100-96

New Orleans – Lakers, 128-125

Dallas – Utah Jazz, 112-119

Sacramento – Atlanta, 105-90.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat