Fjala e kandidatit për kryetar të FBK-së

Basketboll

Fjala e kandidatit për kryetar të FBK-së

Nga: K.G. Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:39
Arben Fetahu

Arben Fetahu është kandidat për kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka dalë me një letër publike falënderuese. "Besoj se shumica prej jush ditëve të kaluara e keni kuptuar nga mediat se unë jam kandiduar për postin e Kryetarit të Federatës së Kosovës. Përderisa Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, anëtar i cilit jam nga viti 2013, me vota unanime ka përkrahur nominimin tim si kandidat i Bordit në këtë garë, për çka i falënderoj nga zemra, unë nominimin e tyre nuk e kam pranuar. Besimin e tyre e kam konsideruar nder të madh dhe vlerësim të punës dhe kontributit që e kam dhënë në FBK dhe për mua personalisht. Megjithatë, për të garuar për këtë pozitë kam kërkuar përkrahjen e atyre të cilëve u shërben ky institucion – klubeve dhe shoqatave të basketbollit.

Tani, kur kanë mbetur më pak se dy javë deri në zgjedhje, me kënaqësi të madhe ju njoftoj se mbi 2/3 e të gjithë anëtarëve dhe së paku 2/3 e çdo kategorie të anëtarëve të FBK-së i kanë deponuar kandidaturat me emrin tim.

Po e shfrytëzoj këtë medium për t’i falënderuar nga zemra 7 nga 10 ekipet e Ligës së Femrave, 6 nga 8 ekipet e Superligës, 6 nga 8 ekipet e Ligës së parë dhe 4 nga 6 Shoqatat e FBK-së për besimin e dhënë. Shpresoj se oferta ime e sinqertë për bashkëpunim në avancimin e sportit të zemrës sonë do t’i nxisë edhe klubet dhe shoqatat e mbetura që t’i bashkëngjiten kësaj përkrahjeje", shkruan Fetahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat