Trepça bie në Therandë

Basketboll

Trepça bie në Therandë

Më: 25 mars 2018 Në ora: 13:09
Ilustrim

Golden Eagle Ylli nga Theranda ka shënuar fitore në përballje me Trepcën në palestrën "13 Qershori" në Therandë në kuadër të xhiros së XXIV të IP Superligës së Kosovës në basketboll. Takimi i luajtur në prani të rreth 700 shikuesve ka përfunduar me rezultat 92:73 (19:31, 22:7, 27:16, 24:19).

Më të merituarit për triumfin e skuadrës nga Suhareka ishin Michael Harmon me 30 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, Artin Gashi me 18 pikë e 6 kërcime, Marvin Smith me 17 pikë, 17 kërcime e 4 asistime dhe Leonard Mekaj me 13 pikë, 3 kërcime e 9 asistime. 

Në anën tjetër te “Minatorët” më efikasit ishin Samir Zekiqi me 29 pikë e 9 kërcime dhe Besnik Azemi me 25 pikë, 12 kërcime e 4 asistime.

Me këtë fitore Golden Eagle Ylli është përforcuar në pozitën e tretë, duke e shfrytëzuar edhe humbjen e Rahovecit, derisa Trepca pothuajse i ka humbur shpresat për një vend në garat shtesë të IP Superligës.

Ndërkohë ndeshja tjetër, e zhvilluar në palestrën e sportit në Prizren ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit ka përfunduar me fitoren e skuadrës nikoqire me shifrat 98:79 (27:24, 17:13, 31:16, 23:26).

Më të dalluarit te ekipi prizrenas ishin Eric Stutz me 21 pikë e 6 kërcime, Vincent Zollo me 19 pikë e 8 kërcime dhe Ergin Grosha me 15 pikë e 8 kërcime.

Te Rahoveci më së shumti pikë kanë realizuar Mark Williams, gjithsej 36 sosh, derisa ai pati edhe 7 kërcime, kurse Arti Hajdari ka shtuar 18 pikë dhe Mustafë Merovci e ka përmbyllur duelin me 13 pikë e 10 kërcime.

Me këtë fitore Bashkimi është ngjitur në kuotën e 41 pikëve dhe mbetet në pozitën e dytë të IP Superligës së Kosovës, kurse Rahoveci renditet në pozitën e katërt, tani me 37 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat