Bashkimi u tregua më i mirë se fqinjtë

Basketboll

Bashkimi u tregua më i mirë se fqinjtë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 10:48
Pamje nga një ndeshje

Bashkimi nga Prizreni e ka regjistruar një tjetër fitore në IP Superligën e Kosovës në basketboll, ku kësaj radhe në kuadër të xhiros së XXV të dielën mbrëma në palestrën në Prizren e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me shifrat 84:73 (26:24, 21:7, 15:25, 22:17).

Më të dalluarit te skuadra prizrenase ishin Vincent Zollo me 18 pikë e 9 kërcime dhe Mikaele Tmusic me 17 pikë e 5 kërcime.

Në anën tjetër te ekipi nga Suhareka më efikasi ishte përforcimi i fundit, Alexis Wangmene me 19 pikë e 10 kërcime, derisa Michael Harmon ka shtuar 19 pikë, 3 kërcime e 8 asistime dhe Leonard Mekaj ka kontribuar me 16 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Ndërkaq në kuadër të xhiros së XXV janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera, ku Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Trepcës dhe Borea ishte skuadër më e mirë se Kerasan Prishtina.

Sigal Prishtina të shtunën mbrëma ka shënuar fitore në ballafaqim me Trepcën me rezultat 102:73 (29:21, 20:19, 29:13, 24:20).

Granit Rugova me 32 pikë e 4 kërcime ishte më i dalluari te skuadra fituese, derisa Filip Bundovic ka shtuar 21 pikë, 4 kërcime e 5 asistime dhe Valon Bunjaku ka kontribuar me 17 pikë. 

Te Trepca më efikasit ishin Samir Zekiqi me 20 pikë, 6 kërcime e 7 asistime dhe Besnik Azemi me 18 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.

Borea ka triumfuar kundër Kerasan Prishtinës me shifrat 90:81 (22:23, 28:17, 15:22, 25:19).

Më të merituarit për fitoren e Boreas ishin CJ Carter me 37 pikë, 7 kërcime e 10 asistime dhe Blend Matoshi me 21 pikë, 11 kërcime e 12 asistime.

Në anën tjetër te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Rinor Ahmeti me 28 pikë, Gent Shala me 15 pikë e 15 kërcime dhe Arbnor Haliti me 13 pikë, 3 kërcime e 5 asistime.

Të hënën në program është dueli i fundit i kësaj xhiroje ku Rahoveci e pret Pejën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me fillim nga ora 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat