NBATronditet basketbolli amerikan, ylli i NBA mbyll sezonin pas dëmtimit në gju

Basketboll

NBATronditet basketbolli amerikan, ylli i NBA mbyll sezonin pas dëmtimit në gju

Më: 5 prill 2018 Në ora: 22:18
Kyrie Irving

Ylli i Celtic Kyrie Irving do t’i nënshtrohet një operacioni të dytë në gjurin e majtë që do ta mbajë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit të rregullt dhe fazës së playoff-eve, këtë e ka shpallur vetë ekipi të enjten.

Celtics shprehet se Irving-ut do t’i hiqen dy vida nga gjuri i majtë të shtunën dhe se koha e rikuperimit do të ishte katër deri në pesë muaj.

Vidad ishin futur në gjurin e tij gjatë operacionit të vitit 2015 për të riparuar kupën e gjurit që pësoi një frakturë.

Irving gjithashtu kishte një operacion për të hequr një ligament mbështetës të gjurit në mars, dhe Irving pritej të rikthehej brenda tre deri shtatë javë.

Edhe Irving ka postuar një foto në Instagram duke komentuar rreth dëmtimit serioz. Ai nuk kishte luajtur që prej 11 marsit ndaj dhe ka 60 ndeshje këtë sezon me një mesatare 24.4 pikë dhe 5.1 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat