FIBA ka dy fjalë për Fetahun

Basketboll

FIBA ka dy fjalë për Fetahun

Më: 6 prill 2018 Në ora: 12:53
Patrick Baumann

Të premten në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka arritur urimi nga Presidenti i FIBA-s, Horacio Muratore dhe Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Patrick Baumann për zgjedhjen e Arben Fetahut në krye të FBK-së. "Më lejoni që t'ju uroj në emër të presidentit, Muratore për zgjedhjen tuaj si kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur më 5 prill. Ne ju dëshirojmë suksese në pozitën tuaj të re dhe besojmë në vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë për të promovuar dhe zhvilluar sportin tonë në vendin tuaj, por edhe më gjerë”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Patrick Baumann, i cili në të njëjtën kohë e ka falënderuar ish-kryetarin e FBK-së, Erolld Belegun për gjithë atë që ka bërë gjatë këtyre viteve në krye të FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat