Ylli sfidon Prishtinën

Basketboll

Ylli sfidon Prishtinën

Më: 6 prill 2018 Në ora: 15:26
Pamje nga një ndeshje

Xhiroja e XXVI në IP Superligën e Kosovës në basketboll do të nis sot me përballjen ndërmjet Pejës dhe Bashkimit që do të zhvillohet në palestrën e sportit "Karagaçi" me fillim nga ora 17:00.

Ndërkaq të shtunën në program janë dy ndeshje, ajo në mes Kerasan Prishtinës dhe Rahovecit që do të luhet në ora 18:30 dhe ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës që do të nis në orën 19:00.

Të dielën në program është vetëm një takim, ai në mes Trepçës dhe Boreas, i cili do të luhet me fillim nga ora 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat