Cili është rezultati mes Kosovës dhe Bullgarisë?

Basketboll

Cili është rezultati mes Kosovës dhe Bullgarisë?

Më: 8 prill 2018 Në ora: 13:11
Pamje nga ndeshja

Kosova U15 ka pësuar humbje në ditën e dytë të Turneut Ndërkombëtar U15 "Prishtina 2018". Basketbollistët tanë janë mposhtur nga Bullgaria me rezultat 81:62 (25:19, 16:19, 23:11, 17:13).

Djelmoshat tanë ia dolën që vetëm në dy cerekët e parë të jenë rivalë të barabartë me kundërshtarët e tyre nga Bullgaria, pasi këta të fundit arritën të shkëputen në rezultat në cerekun e tretë dhe kështu sa vinin e thellonin epërsinë për ta përmbyllur gjithë takimin me 19 pikë epërsi.

Ndërkohë të shtunën, Maqedonia e ka regjistruar fitoren e dytë në këtë turne, duke e mundur Rumaninë me shifrat 107:50.

Të dielën që është edhe dita e fundit e turneut do të zhvillohen dy ndeshje të tjera, së pari ajo në mes Rumanisë dhe Bullgarisë në ora 12:00 dhe më pas ajo ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë me fillim nga ora 14:00.

Kosova e ka realizuar një fitore në këtë turne, dhe atë në ditën e parë duke triumfuar në ballafaqim me Rumaninë, derisa Maqedonia ishte më e mirë se Bullgaria.

Duhet theksuar se Turneu Ndërkombëtar U15 “Prishtina 2018” po zhvillohet në palestrën e sportit në kolegjin “ISP” në lagjen “Marigona Residence”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat