15 ekipe kanë siguruar Playoffin në NBA

Basketboll

15 ekipe kanë siguruar Playoffin në NBA

Më: 10 prill 2018 Në ora: 11:46
NBA

Sezoni i rregullt në NBA është pranë përfundimit.

Përcaktohen matematikisht edhe tri skuadra të tjera në Konferencën e Perëndimit që ftojnë të drejtën për të marrë pjesë në fazën play off të NBA. Ato janë Oklahoma City Thunder, San Antonio Spurs dhe New Orleans Pelicans.

Thunder fituan 115:93 në parketin e Miami Heat, falë dyshesh Paul George e Russell Westbrook, me 50 pikë në total. Nëse George realizoi 27 pikë, Westbrook pati triple-double, pasi përveç 23 pikëve, kontribuoi me 13 asistime dhe 18 kërcime.

Nuk ndalet as San Antonio Spurs, që zhvilloi një periudhë të katërt të jashtëzakonshme për të mposhtur 98:85 Sacramento Kings.

Ekipi nga Teksas duhet të falënderojë edhe një herë LaMarcus Aldridge, që spikati me double-double, 15 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Manu Ginobili dhe Rudy Gay shtuan respektivisht 18 përkatësisht 17 pikë.

Pelicans triumfuan me vetëm tri pikë diferencë 113: 103, në Staples Center ndaj Los Angeles Clippers. Formë e jashtëzakonshme e Anthony Davis që e mbylli ndeshjen me 28 pikë.

Minnesota dhe Denveri do ta zgjidhin në përballjen direkte vendin e tetë në Perëndim, me Nuggets që duhet të fitojnë në parketin e rivalëve.

Timberwolves triumfuan 113:94 ndaj Memphis Grizzlies, ndërsa Denveri kaloi 88 :82 Portland Trail Blazers. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat