Fetahu: Shpresojmë se nga Bullgaria do të kthehen me titullin e Ligës Ballkanike

Basketboll

Fetahu: Shpresojmë se nga Bullgaria do të kthehen me titullin e Ligës Ballkanike

Më: 15 prill 2018 Në ora: 12:57
Fetahu

Numri një i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu e ka përgëzuar skuadrën e Bashkimit të Prizrenit për plasimin në finale të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Bashkimi të shtunën ka triumfuar ndaj Rilski Sportist në gjysmëfinale të BIBL-it në një finish dramatik me rezultat 72:71 dhe tani në finalen e madhe që do të zhvillohet të dielën në Samokov do të përballet me ekipin bullgar, Levski Lukoil.

Arben Fetahu, kryetar i FBK-së, tha “Në emër të Bordit të FBK-së e përgëzoj KB Bashkimin për sigurimin e një vendi në finale të Ligës Ballkanike. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, por që të gjithë ne jemi krenar me të arriturën e skuadrës nga Prizreni.

Po ashtu dua të shfrytëzoj rastin dhe t’i dëshiroj KB Bashkimit suksese në finale dhe le të shpresojmë se nga Bullgaria do të kthehen me titullin e Ligës Ballkanike”.

Duhet theksuar se për ekipin prizrenas ky sukses është historik pas tri vite pjesëmarrje në këtë garë.

Njëherësh KB Bashkimi ka qenë klubi i vetëm nga Kosova që në edicionin 2017/18 ka marr pjesë në Ligën Ballkanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat