Prishtina e Re dhe Kerasan Prishtina, fituese të Kupës së Kosovës

Basketboll

Prishtina e Re dhe Kerasan Prishtina, fituese të Kupës së Kosovës

Nga: K.G. Më: 15 prill 2018 Në ora: 16:03
Prishtina e Re

Palestra e sportit “Jeton Tërstena –Tota” në Vushtrri ka qenë arenë e finaleve të basketbollit për grup-moshat e reja (meshkujt) dhe pa dyshim se ka sjellë edhe cilësi. Djelmoshat e rinj kush më shumë e kush me pak dhanë maksimumin.  Pa dyshim se ishte një dëshmi se ka shumë emra të rinj e të talentuar, që premtojnë një të ardhme të madhe.

Image

Kerasan Prishtina

Prishtina e Re fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2017/18 në kategorinë U-18

Në finalen e luajtur në Vushtrri, Prishtina e Re ka triumfuar me rezultat 56:52 kundër Kerasan Prishtinës në një ndeshje mjaft dramatike dhe me rivalitet të theksuar prej fillimit e deri ne fund te takimit.

Image

 Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, iu dorëzoi Kupën Dion Sheqirit

MVP i finales është shpallur Meriton Ismaili, basketbollist i KB Prishtina e Re.

KB Kerasan Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2017/18 në kategorinë U16. Kerasan Prishtina ka triumfuar ndaj Trepçës (67:38).

Image

 Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, iu dorëzoi Kupën  Meriton Ismailit

MVP i finales është shpallur Dion Sheqiri, basketbollist i KB Kerasan Prishtinës. Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, iu dorëzoi Kupën ekipeve fituese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat