Vllaznia siguron mbijetesën

Basketboll

Vllaznia siguron mbijetesën

Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:46
Pamje nga një ndeshje

Vllaznia nga Shkodra në basketboll për meshkuj do të luajë edhe sezonin e ardhshëm sportiv 2018-2019 në Superligë. Ekipi shkodran u klasifikua në vendin e pestë në përfundim të sezonit të rregullt, duke u përballur në play out me Flamurtarin, skuadrën e renditur në vendin e dytë në Kategorinë e Parë. Shkodranët e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj, pas fitores 4 ditë më parë në takimin e luajtur në Shkodër (90:47), fituan edhe sot në përballjen e dytë.

Ndeshja e luajtur sot pasdite në Vlorë u fitua 89:49 nga Vllaznia, që nuk vuajti shumë për të mundur basketbollistët vlonjatë, që edhe pse luanin në fushën e tyre ishin shumë larg miqve nga Shkodra. Skuadra e Vllaznisë, më e kompletuar e me lojtarë me përvojë, e pati të lehtë t’i fitojë të dyja takimet, duke siguruar kështu të drejtën që edhe sezonin tjetër të luajë në Superligë, ndërsa Flamurtari do të luajë sërish në Kategorinë e Parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat