Finalja e parë në Pejë

Basketboll

Finalja e parë në Pejë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:28
KB Bashkimi

Ndeshja e parë finale e play-offit në Ligën e Femrave në basketboll do të zhvillohet të enjten në Pejë, ku Penza e pret Bashkimin. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 19:30. Penza në gjysmëfinale e ka eliminuar Trepçën, kurse Bashkimi ishte skuadër më e mirë se Pro Bet Prishtina. Kampione në fuqi është Penza, derisa për Bashkimin kjo është finalja e parë që nga viti 2011.

Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2017/18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat