Bashkimi vazhdon me fitore

Basketboll

Bashkimi vazhdon me fitore

Më: 30 prill 2018 Në ora: 15:46
Pamje nga një ndeshje

Bashkimi nga Prizreni ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-off-it kundër Rahovecit.  Prizrenasit ndeshjen e parë e patën fituar me rezultat 105:79, ndërsa sfidën e radhës kanë shënuar fitore me shifrat 114:86.

Aaron Moss me 23, Altin Morina e Mikaile Tmusic me nga 20 dhe Eric Stutz me 19 pikë të shënuara e udhëhoqën Bashkimin drejt fitores së dytë.

Në anën tjetër dyshja Juious Proëell dhe Mark Williams ime nga 17 pikë shin më efikasit te Rahoveci, derisa Muhamed Hasani kontribuoi me 14 pikë.

Ndeshja e tretë do të zhvillohet në këtë mesjavë në Gjakovë ku Rahoveci luan si skuadër vendëse.

Bashkimit i duhet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat