Celtics dominojnë dhe fitojnë ndeshjen e parë ndaj Sixers

Basketboll

Celtics dominojnë dhe fitojnë ndeshjen e parë ndaj Sixers

Më: 1 maj 2018 Në ora: 09:43
Celtics

Fillim i mbarë i fazës gjysmëfinale në Konferencën e Lindjes për Bostonin. Boston Celtics merr epërsinë 1:0, ndaj Philadelphia 76ers duke triumfuar në
ndeshjen e parë 117:101. Kjo ndeshje kaloi nën dominim të skuadrës vendase e cila ndonëse nuk e ka lojtarin kryesor, Kyrie Irving, po mbahet mjaft mirë deri më tani.

Ishin tre basketbollistë të Celtics, që realizuan së bashku 83 pikë. Terry Rozier 29 pikë, Jayson Tatum 28 dhe Al Horford me 26 pikë shkëlqyen në fitoren e Bostonit. Nuk mjaftuan për Sixers as 31 pikët e qendrës Joel Embiid, për të shmangur disfatën e parë të serisë. Kjo ishte ndeshja e vetme e zhvilluar mbrëmë në NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat