Kerasan Prishtina fiton Kupën e Kosovës

Basketboll

Kerasan Prishtina fiton Kupën e Kosovës

Më: 1 maj 2018 Në ora: 12:33
Kerasan Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës

Kerasan Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës në Ligën Unike të Kadeteve pasi në finale e ka mposhtur Kastriotin me rezultat të ngushtë 65:62.

Final Four i Kupës së Kosovës në Ligën Unike të Kadeteve është organizuar në fundjavë në Ferizaj, ku organizator ka qenë klubi i Kastriotit.

Kastrioti në gjysmëfinalen e luajtur të shtunën e ka mundur Dritën me rezultat 70:38, kurse Kerasan Prishtina ka fituar me rezultat zyrtar ndaj ekipit të Prizrenit, Neë Basket, pasi kjo e fundit nuk ka udhëtuar për ta zhvilluar ndeshjen.

Dhe kështu në finalen e madhe janë takuar Kerasan Prishtina dhe Kastrioti ku në fund me tri pikë dallim ka fituar skuadra nga kryeqyteti.

Ndërkaq MVP i finales është shpallur basketbollistja e Kerasan Prishtinës, Enisa Kamerolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat