Lajm i madh nga FIBA për gjyqtarët e Kosovës

Basketboll

Lajm i madh nga FIBA për gjyqtarët e Kosovës

Më: 2 maj 2018 Në ora: 12:59
Lajm i madh nga FIBA për gjyqtarët e Kosovës

Të mërkurën në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka arritur nominimi nga FIBA Evropa për tre gjyqtarët të Kosovës, Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Dardan Maxhuni, të cilët do të ndajnë drejtësinë në Kampionatet Evropiane të kategorive të reja që do të mbahen gjatë kësaj vere.

Duhet theksuar se që nga pranimi në FIBA në vitin 2015, kjo është hera e parë që gjyqtarët kosovarë nominohen për të ndarë drejtësinë në gara të nivelit të lartë siç janë Kampionatet Evropiane të kategorive të reja, kjo për shkak se vitin e kaluar pikërisht këta tre gjyqtarë janë licencuar nga FIBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat