Sonte në Gjakovë, nesër në Therandë

Basketboll

Sonte në Gjakovë, nesër në Therandë

Më: 2 maj 2018 Në ora: 17:20
Pamje nga një ndeshje

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të play-offit në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën Rahoveci është nikoqir i Bashkimit, ndeshje kjo që do të luhet me fillim nga ora 19:30 në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë.

Skuadra prizrenase është ajo që udhëheq me seri 2:0 dhe tani i duhet vetëm edhe një fitore për tu plasuar në finalen e madhe.

Dueli tjetër gjysmëfinal, ai në mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të enjten duke filluar nga ora 20:00 në palestrën "13 Qershori" në Therandë.

Ekipi bardhekaltër për momentin udhëheq në seri 2:0, por në të dyja ndeshjet ka triumfuar me pak pikë dallim, andaj pritet që dueli në Therandë të ketë mjaft rivalitet dhe atmosferë të zjarrtë të cilën pritet ta krijojnë tifozët e Golden Eagle Yllit.

Gjysmëfinalet e play-offit zhvillohen sipas formulës 1 vs 4, 2 vs 3. Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1dhe epërsinë e terrenit vendas e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt.

Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore. Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje. Përparësinë e terrenit vendas e ka skuadra që ka qenë më mirë e ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat