Prishtina në finalen e madhe

Basketboll

Prishtina në finalen e madhe

Më: 4 maj 2018 Në ora: 10:54
Pamje nga një ndeshje

Sigal Prishtina e ka siguruar një vend në finalen e madhe të play-offit në IP Superligën e Kosovës, kjo pasi e ka mposhtur Golden Eagle Yllin edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale.

Takimi i luajtur në palestrën "13 Qershori" në Suharekë ka përfunduar me rezultat 78:68 (14:18, 22:15, 22:21, 20:14).

Më të merituarit për fitoren e Sigal Prishtinës ishin Filip Bundoviq me 31 pikë e 7 kërcime, Fisnik Rugova me 14 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, Granit Rugova me 12 pikë, 4 kërcime e 4 asistime dhe Edmond Azemi me 10 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër te Golden Eagle Ylli më të dalluarit ishin Artin Gashi me 18 pikë e 4 kërcime, Alexis Wangmene me 12 pikë e 11 kërcime, Leonard Mekaj me 11 pikë, 5 kërcime e 8 asistime dhe Michael Harmon me 11 pikë e 4 asistime. 

Duhet theksuar se Bashkimi të mërkurën është kualifikuar për në finale, duke e mposhtur Rahovecin në tri ndeshjet gjysmëfinale dhe tani pritet që në finalen e madhe të takohen me Sigal Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat