Cavs kualifikohen në finale të Konferencës së Lindjes

Basketboll

Cavs kualifikohen në finale të Konferencës së Lindjes

Më: 8 maj 2018 Në ora: 11:22
Cavs

Janë zhvilluar dy ndeshje të radhës në play offin e NBA.

Cleveland Cavaliers dërmuan skuadrën më të mirë të stinorit në Lindje, atë të Toronto Raptors duke e mposhtur 128:93, dhe për të siguruar finalen e Konferencës së Lindjes me rezultat të përgjithshëm 4:0.

Në Quicken Loans Arena, LeBron James me shokë dhuruan spektakël, sidomos gjatë pjesës së dytë, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment fitoren, gjë që më së miri e tregon edhe dallimi prej 35 pikësh në fund.

“Mbreti” James ishte edhe njëherë lider, duke shënuar 29 pikë, 11 asistime dhe 8 kërcime, ndërsa Kevin Love shtoi edhe 23 pikë të tjera për Cavs, raporton KosovaPress.

Në serinë tjetër, të Konferencës së Lindjes, skuadra e Philadelphia 76ers ia doli të regjistronte fitoren e parë ndaj Boston Celtics, duke triumfuar 103:92, për të ngushtuar rezultatin e përgjithshëm në 3:1.

Dario Saric me 25 pikë, ishte koshashënuesi më i mirë i Sixers, kurse kontribut të madh dhanë edhe Ben Simmons e T.J. McConnell me nga 19 pikë secili. Ndeshja e radhës do të zhvillohet në fushën e Celtics, TD Garden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat