Dy finalet e fundit për Prishtinën dhe Dritën

Basketboll

Dy finalet e fundit për Prishtinën dhe Dritën

Më: 8 maj 2018 Në ora: 11:42
Ilustrim

Superligës së Kosovës në futboll po i vije fundi dhe kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim, ku Prishtina dhe Drita po luftojnë për titullin e Kampionit.

Drita momentalisht është duke kryesuar me tre pikë më shumë se skuadra e Prishtinës dhe si duket do të jetë ndeshje e fundit që do të luhet mes këtyre dy skuadrave, ndeshja e cila do të vendos ekipin që do ta fitojë këtë sezon titullin e kampionit, raporton KosovaPress.

Drita këtë javë do të ndeshet me skuadrën e Trepçës 89, ndërsa Prishtina i shkon skuadrës së Lirisë në Prizren.

Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen të premten me fillim prej orë 16:00.

Ndërsa super ndeshja e xhiros së fundit pritet të zhvillohet në Pejë atje ku skuadra e Prishtinës do ta presë Dritën. Kjo ndeshje pritet të jetë një spektakël në vete, pasi dy skuadrat kanë tifozëri të madhe dhe të pasionuar pas tyre.

Mbetet të shihet në fund se cila skuadër do të dal kampionë, por një gjë është e sigurt këtë vit fundi i Superligës së Kosovës në futboll do të jetë shumë i nxehë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat