NBA, Boston në finalen e Lindjes. Përballë, “muri” LeBron James

Basketboll

NBA, Boston në finalen e Lindjes. Përballë, “muri” LeBron James

Më: 10 maj 2018 Në ora: 09:01
Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Tatum me 25 pikë.

Boston Celtics ka arritur në finalen e Konferencës së Lindjes pasi ka mundur në ndeshjen e pestë Philadelphia 76ers, duke mbyllur serinë 4-1.

Edhe pse pa dy yjet e skuadrës (Gordon Hayward dhe Kyrie Irving), Celtics fituan 114-112 dhe tani do të përballen me Cleveland Cavaliers të LeBron James.

Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Tatum me 25 pikë, ndërsa për 76ers nuk mjaftuan Saric dhe Embiid.

Nga dita e dielë do të nisë seria e Finaleve të Konferencës së Lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat