Sonte fillon seria finale e ‘play-offit’ në basketboll

Basketboll

Sonte fillon seria finale e ‘play-offit’ në basketboll

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:27
Foto nga ndeshja e kaluar

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, sot (e shtunë) zhvillohet ndeshja e parë e serisë finale të ‘play-offit’ ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit në kuadër të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Për t’u kualifikuar në finale, bardhekaltrit në gjysmëfinale eliminuan Golden Eagle Yllin (3-0), kurse prizrenasit u treguan më të fortë se Rahoveci (3-0).

Skuadra nga kryeqyteti është në kërkim të titullit të 12-të që nga paslufta, derisa Bashkimi e dëshiron trofeun e parë.

Ndeshjet finale zhvillohen në sistemin, një ndeshje në Prishtinë, një në Prizren, kurse bardhekaltrit e kanë epërsinë e terrenit vendas në rast se seria shkon deri në pesë ndeshje.

Dueli i parë i serisë finale zhvillohet sot (e shtunë) nga ora 19:00 në kryeqytet, ndërsa ekipi që i fiton tri ndeshje, shpallet kampion.

Përmendim se Sigal Prishtina është kampion në fuqi i Superligës së Kosovës në basketboll.

Po ashtu, kryeqytetasit këtë sezon e kanë fituar edhe Kupën e Kosovës, pas triumfit në finale pikërisht ndaj Bashkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat