Rugova: Kemi potencial për të fituar në Prizren - Bota Sot
Rugova: Kemi potencial për të fituar në Prizren

Basketboll

E shtunë, 18 gusht 2018

Rugova: Kemi potencial për të fituar në Prizren

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2018 Në ora: 17:06
Granit Rugova

Sigal Prishtina këmbëngulë se do t’i hakmerren Bashkimit për humbjen në kryeqytet me rezultat 84:81.  Bardhekaltrit janë të përgatitur në çdo aspekt dhe udhëtojnë për në Prizren për të arritur ngadhënjyer dhe të barazohen në seri të fitoreve (1:1) me Bashkimin. Sfida mes rivalëve të vjetër do të luhet nesër (20.30), në kuadër finales së dytë të play-off-it të IP Superligës së Kosovës.

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Granit Rugova, është optimistë se do të dalin triumfues. “Përkundër humbjes së parë jemi optimist për lojën e dytë, edhe pse është në Prizren.

Nuk startuam mirë në lojën e parë dhe kjo na kushtoi. Tash do të fillojmë maksimalisht që nga minuta e parë dhe besoj që do të arrijmë të fitojmë. Kemi potencial për të fituar në Prizren”, tha Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”. A jeni komplet dhe ku e sheh përparësinë? “Jemi komplet. Jemi ekip që njohim njëri - tjetrin mirë dhe mund të fitojmë”, thotë Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test