Prizreni në ethe - Bota Sot
Prizreni në ethe

Basketboll

E enjte, 19 korrik 2018

Prizreni në ethe

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:39
Pamje nga një ndeshje

Të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në palestrën sportive në Prizren do të zhvillohet ndeshja e katërt finale e play-offit në IP Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Aktualisht skuadra prizrenase është duke udhëhequr në seri 2:1 dhe kështu e ndan vetëm një fitore nga titulli i kampionit, që do të ishte i pari për të që nga paslufta.

Në ndeshjen e parë të luajtur në kryeqytet pati triumfuar Bashkimi, gjë që e kishte bërë edhe në duelin e dytë të luajtur në Prizren, derisa Sigal Prishtina u kthye në lojë në luftë për titull në ndeshjen e tretë të zhvilluar në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet.

Sigal Prishtina është kampion në fuqi, derisa në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale pikërisht Bashkimin.

Duhet theksuar se në rast se Bashkimi do të shpallet kampion i Kosovës, ky do të ishte trofeu i dytë i basketbollit që shkon në Prizren, pasi në konkurrencën e femrave ishin basketbollistet prizrenase ato që javë më parë u stolisën me titullin e kampionit, duke e kthyer kështu këtë trofe pas shtatë vjetësh në Prizren.

Kampionët e deritashëm:

1999/2000 Trepça

2000/2001 Trepça

 2001/2002 Prishtina

 2002/2003 Prishtina

 2003/2004 Dukagjini

 2004/2005 Mabetex

 2005/2006 Prishtina

 2006/2007 Prishtina

 2007/2008 Prishtina

 2008/2009 Prishtina

 2009/2010 Prishtina

 2010/2011 Prishtina

 2011/2012 Trepça

 2012/13  Peja

 2013/14 Prishtina

 2014/15 Prishtina

 2015/16 Prishtina

 2016/17 Prishtina

 2017/18?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test