Golden State demolon Houstonin, ndeshja e shtatë vendos finalistin

Basketboll

Golden State demolon Houstonin, ndeshja e shtatë vendos finalistin

Më: 27 maj 2018 Në ora: 08:52
Foto nga ndeshja

Golden State Warriors ka shfrytëzuar mungesën e Chris Paul te Houstoni duke e demoluar totalisht skuadrën nga Teksasi me rezultat 115-86.

Superyjet në Oracle Arena shkëlqyen nga fillimi i takimit, duke mos i lënë asnjë mundësi Houstonit që të shpresojë për fitore.

Epërsia shkoi deri në 30 pikë dhe kështu edhe mbeti.

Më i miri ishte Klay Thompson me 35 pikë nga nëntë treshe të realizuara dhe ai u pasua nga 29 pikët e Stephen Curryt dhe 23 pikët e Kevin Durant.

Te Houstoni u mundua Harde, 32 pikët e të cilit u shkruan vetëm në statistika, por që nuk patën ndikim në epilog të këtij takimi.

Pas kësaj fitore, ndeshja e shtatë dhe përcaktuese për finalistin që do të dalë prej konferencës perëndimore zhvillohet në Houston mëngjesin e të martës në ora 03:00.

Skuadra që triumfon do të luajë në finalen e madhe të NBA me fituesin e takimit Boston – Cleveland, ndeshja e shtatë e të cilës seri zhvillohet 02:30 të mëngjesit të së hënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat