Një ndër ekspertët më të mëdhenj të Evropës ligjëron në basketbollin e Kosovës

Basketboll

Një ndër ekspertët më të mëdhenj të Evropës ligjëron në basketbollin e Kosovës

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 10:23
Drvariç

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) më 16 dhe 17 qershor 2018 në palestrën e sportit në kolegjin “ISP” në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë do të mbahet Klinika për Trajnerë/e të basketbollit.

Ashtu si çdo vit, edhe kësaj here do të kemi një ligjerues eminent dhe tema interesante. 
Ligjërues i Klinikës do të jetë Janez Drvariç nga Sllovenia. Drvariç është një ndër ekspertët më të mëdhenj të basketbollit në Evropë.  Drvariç momentalisht është një prej udhëheqësve të Programit të Edukimit të Trajnerëve, FECC, që organizohet nga FIBA Evropa. 

Prania e trajnerëve të të gjitha kategorive në këtë Klinikë është e detyrueshme për të gjithë trajnerët që janë anëtarë të SHTBK-së. 
Trajnerët që nuk marrin pjesë në Klinikë nuk do të jenë në gjendje të marrin licencë për edicionin 2018/19, në përputhje me Kriteret dhe Rregullat e Licencimit të Trajnerëve. 

Ata që nuk marrin pjesë në Klinikë dhe më pas kërkojnë licencën do të paguajnë një shumë të dyfishtë të tarifës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat