Arben Krasniqi me shokë në Stamboll

Basketboll

Arben Krasniqi me shokë në Stamboll

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 11:36
Arben Krasniqi me shokë

Katër trajnerë nga Kosova: Arben Krasniqi, Albert Sylejmani, Fidan Shatri dhe Ilmen Bajra janë duke marr pjesë në Klinikën për trajnerë të basketbollit të organizuar nga Federata Turke e Basketbollit dhe në mbështetje të FIBA-s.

Ligjërues në këtë Klinikë janë: Orhun Ene, Zhelko Obradoviq, Cetin Yilmaz, Erdem Can, Kostas Chatzichristos dhe David Rivers.

Klinika është duke u mbajtur në palestrën “Sinan Erdem” në Stamboll, dhe ka filluar më 20 e do të përfundoj më 22 qershor.

Gjatë Klinikës, kryetari i Shoqatës së Trajnerëvë te Basketbollit të Kosovës (SHTBK), Arben Krasniqi dhe nënkryetari, Albert Sylejmani kanë pasur rastin të takohen me kryetarin e Shoqatës së Trajnerëve të Federatës Turke, Ayd?n Örs, trajner shumëvjeçar i Përfaqësueseve të të gjitha grupmoshave dhe trajner i skuadrave më të mëdha turke si Fenerbahçe, Ülker etj. “Këtë takim e shfrytëzuam për t’i bërë ftesë z. Örs, për të ligjeruar në seminarin e ardhshëm për trajnerë. Trajneri në fjalë u zotua se do t’i shqyrtoj të gjitha mundësitë që të jetë i pranishëm në Kosovë edhe përkundër angazhimeve të shumta që i ka në avancimin e trajnerëve të basketbollit turk. Poashtu trajneri në fjalë u zotua se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës”, ka deklaruar nënkryetari i SHTBK-së, Albert Sylejmani për faqen zyrtare të FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat