Kur kroatët bojkotuan himnin, serbët mbeten si pula pa kokë! Divaci provokon me tri gishta

Basketboll

Kur kroatët bojkotuan himnin, serbët mbeten si pula pa kokë! Divaci provokon me tri gishta

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2018 Në ora: 11:07
Kur kroatët bojkotuan himnin, serbët mbeten si pula pa kokë

Kombëtarja kroate e basketbollit pa dyshim se kishte bërë një gjest fenomenal në vitin 1995, para 23 viteve kur kishte bojkotuar himnin e ashtuquajtur jugosllav. Por 23 vite me parë shihet qartë se si basketbollistët serb kishin provokuar me tre gishtërinj. Basketbollistët e kombëtares së Kroacisë me intonimin e himnit jugosllav ishin larguar nga parketi, duke e bojkotuar himnin e një farë Jugosllavie.

“Skandali më i madh në historinë e basketbollit. 23 vite më parë, ekipi kombëtar i Jugosllavisë u bë kampion i Europës dhe kroatët bënë skandal të paparë në basketboll.

Jugosllavia e atëhershme fitoi Lituaninë në finalen e Athinës. Gjatë ceremonisë së medaljes, medaljet e bronzta iu dhanë kroatëve, pas së cilës ata nuk qëndruan aty por u larguan, duke bojkotuar himnin e Jugosllavisë:  "Hej Slloveni"”, shkruan njëfarë ‘Kuriri’ serb. Kur kroatët bojkotuan himnin, serbët mbeten si pula pa kokë sepse serbët ende e vajtojnë këtë storie!

Vlade Divac, Zharko Paspalj, Dejan Bodiroga etj. ngritën tre gishta, ky ishte provokim i madh, duke dlshtmuar shovenizmin e tyre.  Një farë Jugosllavie e kishte mundur me 96:90 Lituaninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat