James: Të jesh pjesë e këtij ekipi ka qenë vendimi më i mirë

Basketboll

James: Të jesh pjesë e këtij ekipi ka qenë vendimi më i mirë

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 19:18
James: Të jesh pjesë e këtij ekipi ka qenë vendimi më i mirë

LeBron James beson se kalimi i tij te Lakers është një gjë e mirë për basketbollin dhe NBA-në, pasi do të luajë tek një prej skuadrave legjendare të këtij sporti, me shpresën që kalifornianët të duelojnë sa më shpejt për titullin. “Ideja për të ndihmuar një ekip të tillë është një stimul i madh për mua, që më shtyu të bëj këtë hap. Lakers nuk luajnë në play off prej disa sezonesh, por po flasim për një nga ekipet më të mëdha dhe të rëndësishme në NBA. Të jesh pjesë e këtij ekipi ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë për të ardhmen time dhe të familjes”, tha “King James”.

Duke folur për skuadrën e re, stafin e lojtarët, James mendon se së bashku do të krijojnë një miks fantastik, ku përvoja e tij do të ndërthuret me energjinë e të rinjve. “Drejtuesit e Lakers vendosën të afrojnë lojtarë që e duan basketbollit, lojtarë si Rondo, Stephenson, Beasley e McGee, që jetojnë për basketbollin dhe që gjërat e tjera i kanë në plan të dytë. Ndërkohë që janë mjaft të rinj që duan të shpërthejnë dhe do t’i ndihmoj. Ky ka për të qenë një sezon argëtues për ne dhe jo një vit ku do të rindërtojmë nga e para ekipin. Kemi shansin që të realizojmë diçka të jashtëzakonshme”, tha LeBron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat