Cila ishte nota e FIBA-s për Kosovën?

Basketboll

Cila ishte nota e FIBA-s për Kosovën?

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 11:09
Ilustrim

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) falënderon Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës, Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës për mbështetjen e dhënë në organizimin e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, që është mbajtur në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik.

Arben Fetahu, kryetar i FBK-së: “Shumë faktorë kanë ndikuar në mënyrë që FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C në Prishtinë të marr notën e shkëlqyeshme nga FIBA sa i përket organizimit, por këtu duhet veçuar institucionet tona të cilat na dolën krah, si dhe të gjithë sponsorët pa mbështetjen e të cilëve sigurisht se nuk do të kishim një nivel të tillë të organizimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat