Emra: Bashkimi do ta ketë fjalën kryesore

Basketboll

Emra: Bashkimi do ta ketë fjalën kryesore

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2018 Në ora: 18:29
Ulpiana Emra

Bashkimi do ta ketë fjalën kryesore edhe në edicionin e ri, kështu ka deklaruar prej basketbollisteve më të mira në vendin tonë, Ulpiana Emra. Bashkimi nga Prizreni është kampion dhe pretendon që këtë epitet ta mbajë vite me radhë. Ulpiana, ndër lojtaret kryesore në klubin ‘portokallinj’ është optimiste se do të tregojnë lojëra edhe më cilësore në edicionin e ri. Synimet e prizrenasve janë që të luftojnë në të gjitha frontet dhe në asnjë mënyrë nuk i frikësohen rivaleve, si Prishtinës dhe Penzës nga Peja. Ulpiana shprehet se janë prej ekipeve më të organizuara në vend dhe më së miri u reflektua edhe në edicionin e kaluar, kur edhe rriten shikueshmërinë në basketbollin femëror. Ajo shpreson se edhe klubet tjera do të përforcohen dhe do të rritet konkurrenca po ashtu edhe cilësia dhe shikueshmëria.

Image

“Bota sot”: Si e sheh Bashkimin në edicionin e ri, me të fortë dhe më të kompletuar?

Ulpiana Emra: Bashkimi ashtu si stinorin e kaluar do të jetë pretendente kryesore për titull. Që nga përfundimi i kampionatit kryesia jonë ishin aktive gjatë gjithë verës për kompletimin e pikave ku kishim mungesa dhe shpresojmë e besojmë që ardhjet e reja do të jenë të qëlluara ashtu si vitin që shkoj.

“Bota sot”: A pritet rritje e cilësisë dhe a do të mbeten Prishtina e Penza si rivale kryesore te Bashkimit?

Ulpiana Emra: Kam shumë shpresë që do të rritet cilësia këtë vit, pasi që do të ishte shumë mirë për basketbollin femëror në vend, në përgjithësi. Edhe pse deri me tani nuk ka ndonjë lëvizje në ekipet tjera, shpresoj që të përforcohen edhe ato.

Image

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë basketbollit femëror?

Ulpiana Emra: Veç se ka filluar mobilizim i dyanshëm si nga klubet ashtu edhe nga Federata e Basketbollit për përmirësimin e gjendjes në basketbollin femëror. Mirëpo, tani mendoj që pak më shume duhet të përkrahen klubet financiarisht që të arrihen edhe rezultatet e kërkuara.

“Bota sot”: A do të mbeten basketbollistet amerikane Khadija Brown dhe Nicole Williams, si dhe a do të kemi rritje të shikueshmërisë?

Ulpiana Emra: Jo, tani me të dyja janë larguar nga klubi dhe janë zëvendësuar me lojtare të reja nga Amerika respektivisht Argjentina. Besoj që shikueshmëria veç se do të ngritët këtë stinor ashtu si kishte filluar stinorin e shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat