Rahoveci në krizë, paralajmëron më të keqen

Basketboll

Rahoveci në krizë, paralajmëron më të keqen

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 17:51
Rahoveci në krizë, paralajmëron më të keqen

Klubi i basketbollit Rahoveci përmes një komunikate ka konfirmuar për krizën që po kalon. “Bordi i KB Rahoveci dëshiron të informoi opinionin publik lidhur me zhvillimet e fundit rreth gjendjes në klub dhe përgatitjeve për edicionin e ri. Gjendja financiare aktualisht është e rëndë, ndërsa për këtë anëtarët e bordit gjatë gjithë muajit korrik, kanë punuar që të sigurojnë bazë stabile financiare për skuadrën gjë që është e domosdoshme për përsëritjen e suksesit nga edicioni i kaluar. Në këtë mes është angazhuar edhe kryetari i Komunës, z.Smajl Latifi i cili vazhdimisht është interesuar për gjendjen aktuale të klubit.

Pas analizave dhe prezantimi të planit financiar, janë zhvilluar edhe dy takime me përfaqësuesit e bizneseve në Rahovec, ndërsa që të dy takimet janë thirrur nga kryetari Latifi. Aty përfaqësuesit e bizneseve janë njoftuar me planin e KB Rahoveci, ndërsa në parim disa prej tyre janë shprehur të gatshëm që të kontribojnë. Bordi i KB Rahoveci dëshiron të qartësoj se kjo javë është vendimtar për të ardhmen e klubit që bëri histori, ndërsa mbështetja e bizneseve është mëse e domosdoshme për vazhdimin e garave, tash kur klubi ynë po bëhet edhe me shtëpi, palestrën.

Bordi i KB Rahoveci ka kërkuar dhe kërkon nga të gjithë që janë të gatshëm për ndihmë ta përkrahin këtë projekt, në mënyrë që puna e nisur të vazhdoj me sukses. Në tërë këtë situatë bordi i KB Rahoveci do të marr vendimin për vazhdimin e garave ose jo, më së largu deri të enjten atëherë kur është afati i fundit për regjistrimin e klubeve”, thuhet nga KB Rahoveci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat