Carmelo Anthony i bashkohet Houston Rockets

Basketboll

Carmelo Anthony i bashkohet Houston Rockets

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:44
Carmelo Anthony

Klubi nga Teksasi e përforcon edhe më shumë skuadrën.

Carmelo Anthony ka arritur marrëveshjen me Houston Rockets.

Për-34 vjeçarin ky do të jetë ekipi i katër për më pak se 1 vit. Ai u hoq nga skuadra e Atlanta Hawks pas shkëmbimit që kjo e fundit pati me Oklahoma City Thunder, ekipi ku Melo luajti sezonin e shkuar. Anthony do të nënshkruajë kontratën me ekipin nga Teksas menjëherë sapo të kthehet nga Afrika.

Aventura e tij me Thunder nuk shkoi ashtu siç pritej. Ai shënoi mesataren më të ulët në karrierë me 16.2 pikë për ndeshje.

E forma e tij ra akoma më shumë në play off, ku shënoi vetëm 11.8 pikë për ndeshje.

Është folur shumë për rolin që Anthony do të ketë me Houston, nëse do të jetë titullar apo do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Melo, deri më tani ai nuk ka fituar asnjë titull në NBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat