Belegu: Paradoksi i Bosnjës me Kosovën! Flamuri i Kosovës habit të gjithë!

Basketboll

Belegu: Paradoksi i Bosnjës me Kosovën! Flamuri i Kosovës habit të gjithë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2018 Në ora: 14:05
Belegu: Paradoksi i Bosnjës me Kosovën! Flamuri i Kosovës habit të gjithë!

Ish kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, ka postuar një foto shumë interesante!  Autoritetet boshnjake nuk i pajisin me viza djelmoshat e kombëtares së Kosovës U-16, por FIBA ka vënë Flamurin e Kosovës përkrah shteteve tjera në sallën e sportit në Sarajevë, ku mbahet Kampionati Evropian.

Image

“Paradoksi i Bosnjës dhe Hercegovinës! Palestra ku duhet të luaj Kosova e ka tani me Flamurin e vendosur (sepse është rregull i FIBA-së) por djelmoshat ende nuk kane vizë hyrëse, që dy ditë po presin para ambasadës”, shkruan Belegu. Flamuri shtetit tonë ka arritur para kombëtares së Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat