KOK-u dhe KON-i të angazhuar fuqishëm për gjetjen e një zgjidhje për ekspeditën e basketbollit U-16

Basketboll

KOK-u dhe KON-i të angazhuar fuqishëm për gjetjen e një zgjidhje për ekspeditën e basketbollit U-16

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 14:17
KOK-u dhe KON-i të angazhuar fuqishëm për gjetjen e një zgjidhje për ekspeditën e basketbollit U-16

Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh po i ndjek zhvillimet e fundit në basketbollin kosovar, ku ekspeditës së Kombëtares U-16, nuk po i lëshohen vizat nga Ambasada e Bosnjë e Hercegovinës në Shkup, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B.
Në problemin e shfaqur janë përfshirë edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, është në kontakt të vazhdueshëm me James MaCleod, drejtor i Jashtëm i Lëvizjes Olimpike në KON.
Sipas presidentit Hasani, KON, është fuqishëm i angazhuar për të gjetur një zgjidhje urgjente, në mënyrë që ekspedita e basketbollit të Kosovës të udhëtojë drejt Bosnjë e Hercegovinës.
KOK-u është i informuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës se i gjithë dokumentacioni për vizë është dërguar me kohë dhe se nuk ka asnjë arsye procedurale për të mos u lëshuar vizat, prandaj ky është vetëm një vendim politik i qeverisë së Bosnjë e Hercegovinës, vend ky që nuk e njeh Pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Kampionati evropian fillon sot në Sarajevë të Bosnjës e Hercegovinës, kurse Kombëtarja jonë është dashur që pikërisht sot ta luajë ndeshjen e parë ndaj mikpritësve të Bosnjës e Hercegovinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat