Përfaqësuesi i Republikës Serbe në KSBiH kundër pjesëmarrjes së Kosovës në Kampionatin Evropian

Basketboll

Përfaqësuesi i Republikës Serbe në KSBiH kundër pjesëmarrjes së Kosovës në Kampionatin Evropian

Nga: K. Goca Më: 9 gusht 2018 Në ora: 17:43
Ilustrim

Nuk është çudi që përfaqësuesi i një farë Republike Serbe është kundër Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për kadetë në basketboll (meshkujt). Faktikisht nga serbët pritet gjithçka kur njihet mendësia e tyre primitive! Në një shkrim të “Sport Avaz”,  shkruhet se me rastin e mos dhënies së vizave ekipit të Kosovës për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për kadetë, që mbahet në Sarajevë, është lëshuar një deklaratë edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjës, e cila thekson se në kuadër të Federatës së Basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës nuk ka marrëveshje për pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Evropian.   Siç raportohet FIBA ka shtyrë që ndeshja Bosnja dhe Kosova të luhet me 12 gusht, në ditën kur është e lirë, nuk ka aktivitete. Madje raportohet, se përfaqësuesi i Republikës Serbe në KSBiH është kundër pjesëmarrjes së Kosovës në Kampionatin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat